Tip Hysni Milloshi

Një kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës që i përket një ekstremi politik dhe që i shërben, në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme krahut tjetër politik me synimin për të gërryer nga votat e opozitës. Quhet Tip Hysni Milloshi për shkak të vendimit të këtij të fundit për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e vitit 2011 me mbështetjen e koalicionit qeverisës të asaj kohe PD+LSI, në dëm të Partisë Socialiste në opozitë. Hysni Milloshi arriti të marrë rreth 1 mijë vota si kandidat për kryetar bashkie duke i hequr shansin Edi Ramës për të fituar mandatin e katërt si kryetar në Tiranë në favor të Lulzim Bashës. Gojët e liga thonë se kandidimi i Milloshit u bë e mundur pasi një këshilltare minibashkie e Lëvizjes Socialiste për Integrim u vetëdeklarua në KQZ si këshilltare e Partisë Komuniste të Milloshit, duke i dhënë mundësinë këtij të fundit të garojë pa patur nevojë të mbledhë firma. Gjatë fushatës parazgjedhore 2015, filloi të përdorej termi Tip Hysni Milloshi pasi një numër demokratësh apo ish-demokratësh u vetëshpallën si kandidatë të pavarur duke rënë në opozitë me opozitën. Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...