Zbulohet gjykatësi i ndershëm, kafsha prehistorike që besohej e zhdukur
Një grup paleontologesh të universitetit të Zgërdhneshit bënë të ditur sot se kanë zbuluar një specie të rrallë, ekzistenca e të cilit qe hamendësuar që nga koha e Herodotit, por që provat për këtë mungonin.
“Duke gërmuar në thellësitë e gjykatave të të gjithë Salistanit, Edigradit dhe thellësitë e Tosixhinit, zbuluam elementin magjik që e ka bërë të gjithë njerëzimin të ëndërrojë, por pa e kapur dot,” komentoi Eduard Matrallënga, nga Universiteti Planetar i Zgërdhneshit.
Specia e rrallë besohet se I përket seksit femër dhe për shkak se është e vetme në llojin e vet, nuk mund të riprodhohet, komentuan shkencëtarët. Disa nga shkencëtarët shprehën keqardhje për fatin e pashmangshëm të gjykatësit të ndershëm, ndërsa disa të tjerë thanë se në fund të fundit, këto janë ligjësitë e natyrës. Speciet zhduken dhe të tjera krijohen nga hibridizimi i vazhdueshëm.