Deputet i popullit

Nofkë të cilën deputeti Koço Kokëdhima ia vuri vetes së vet në emisionin Opinion të Blendi Fevziut më 8 mars 2016. Sipas Kokëdhimës, misioni i tij në jetë si deputet nuk është që të bëjë para me postin e deputetit, por që të njihet nga të gjithë si Deputet i Popullit. Kjo qe veçanërisht domethënëse për shkak se në këtë emision po flitej për papërputhshmërinë kushtetuese të mandatit të deputetit Kokëdhima për shkak se ai rezultoi se kishte përfituar fonde publike në kohën kur qe njëkohësisht deputet. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...