Pashai i Jugut
Një nga shumë epitetet që populli ia vuri deputetit Koço Kokëdhima, kur ai u shpall personi i plotfuqishëm i zonës Vlorë, Gjirokastër, me raste, edhe më në veri, në çështje të emërimeve dhe pushimeve nga puna në administratën publike. Kokëdhima nga ana e tij deklaroi se nuk e ka shkelur kurrë ligjin, por pyetur për punësimet e kryera prej tij, më 8 mars 2016, në emisionin opinion tha: “Sa herë e kemi e kemi të mundur, lobojmë për të punësuar njerëzit e trajnuar prej nesh. Ne nuk bëjmë Blendi, atë që ka bërë Saliu”. Fjalorthi Politik Shqiptar