Breaking News: LSI: Olldashi, fëmijë i jashtëligjshëm, gruaja lind djalë

Breaking News: Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se zgjedhjet e brendshme për kryetar në Partinë Demokratike nuk qenë “në përputhje me standardet demokratike”. Luan Rama, i cili ka eksperiencë personale në kandidim për kryetar, deklaroi se përqindja e mbështetjes për troftën e Berishës Lulzim Basha qe shumë larg standardeve demokratike.

“Me vetëm 80 për qind të votave, Basha nuk mund të pretendojë se është përfaqësues i të gjithë demokratëve,” tha ai duke kujtuar se në garën e LSI për kryetar, ai vetë, Luan Rama, kontribuoi sa mundi që kryetari/pronar i LSI-së Ilir Meta të merrte mbështetjen e hapur të 90 për qind të anëtarëve dhe bekimin e heshtur të pjesës së mbetur.

“Në demokraci prona ose trashëgohet, ose blihet, ose dhurohet,” tha Rama duke arsyetuar se përderi sa Sokol Olldashi është në statusin e përdoruesit të usufruktit, nuk mund të pretendojë të kalojë në statusin e pronësisë së partisë.

Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Lulzim Basha pati biseda të tensionuara me disa eksponentë të LSI duke iu lutur atyre ta pranojnë si trashëgimtar të ligjshëm të PD duke u premtuar se do të sillet më mirë në të ardhmen.

Edicioni i mëngjesit

Basha te kryeministria, Rihana dhe sytjenat antibërthamore

Lajmi i fundit: Lulzim Basha është parë sot duke hyre të kryeministria… jo, është parë duke dalë… Më duhet të konfirmoj, – tha spikerja, – nëse Basha po hynte apo po dilte nga kryeministria, megjithëse përderi sa po del, do të thotë se ka hyrë më herët dhe nqs po hyn, do të thotë se do të dalë më vonë….

Emergency BraVijojmë me lajme të tjera: Rihana u fotografua mbrëmë në një klub ndërsa kërcente dhe u zbulua se nuk kishte veshur mbathje.

Pjesëmarrja nëpër protesta dhe përballja me policinë do të jetë më e lehtë tani e tutje falë një zbulimi shkencor të kryer nga një grup inxhinjerësh, njoftoi Fox News. Dr. Elena Bodnar, e cila ka studiuar katastrofën e Çernobilit, njoftoi se sytjenat e saj me përdorim të dyfishtë shërbejnë edhe si masë mbrojtjeje në rast lufte atomike. Bodnar, e lindur në Ukrainë dhe që jeton në Çikago, tha se në rast se banorët e qytezës së Çernobilit do të kishin pajisje të tilla, atëherë do të mbroheshin nga Iodine-131, lënda që shkakton sëmundjet e radiacionit.

Lajm tjetër: Huffington Post njofton se një grua ka lindur një fëmijë. Lindja ndodhi pas nëntë muajsh shtatëzani. Parashikohet që fëmija do të fillojë të rritet që nga çasti i lindjes. Pas një viti foshnja do të jetë ekzaktësisht 1 vjeç dhe do të festojë lindjen e parë. Kur të mbërrijë moshën e pubertetit do t’i dalin të ashtuquajturat qime pubike në rast se nuk është qose dhe siç ndodh rëndom, rreth kësaj moshe do të fillojë të masturbojë.

23 korrik 2013/Ruritania News Agency

You may also like...