Gjeopolitika e Sirisë

Para Marrëveshjes Sykes-Picot të vitit 1916, e cila nxorri një zgjidhje të çuditshme shtetesh kombe në Lindjen e Mesme, emri Siria përdorej nga tregtarët, politikanët dhe luftëtarët për të përshkruar  një rrip toke të mbyllur nga malet Taurus në veri, Mesdheu në Perëndim, Gadishulli i Sinait në Jug dhe shkretëtirës në Lindje.

Syria_RiversNëse gjendeshe në Parisin e shekullit të 18 duke menduar për bollëkun e pambukut dhe erëzave në anën tjetër të Mesdheut, do ta njihje këtë rajon si Levant – është nga rrënja latine “levare” që do të thotë “ngrihet,” nga ku dielli do të ngrihet në lindje. Nëse ishe një tregtar arab duke udhëtuar në rrugët e lashta të karvaneve në Hejaz, sot në Arabinë Saudite, duke u përballur me lindjen e diellit në lindje, këtij territori do t’i referoheshe në arabisht si Bilad al-Sham, ose “toka në të majtë” të vendeve të shenjta të Islamit në Gadishullin Arabik.

Pavarësisht nëse shihej nga lindja apo perëndimi, veriu apo jugu, Siria do ta gjejë veten gjithmonë në një pozicion të pafat e rrethuar nga fuqi shumë më të mëdha. Tokat e pasura dhe pjellore të Azisë së Vogël dhe Europës përreth Detit të Marmaras në veri, luginës së Lumit Nil në jug dhe tokës së ngjeshur mes lumenjve Tigër dhe Eufrat në lindje i japin mundësi ngritjes së popullsive shumë më kohezive. Kur një fuqi në kontroll të këtyre tokave shkon të kërkojë pasuri shumë përtej, ata në mënyrë të pashmangshme kalojnë në Siri, ku derdhet gjak, rracat përzjehen, religjonet shkëmbehen dhe mallrat tregtohen me shpejtësi të madhe dhe të dhunshme.

Për rrjedhojë, vetëm dy herë në historinë pre-moderne të Risisë ky rajon mund të pretendojë se ka qenë shtet sovran dhe i pavarur: gjatë dinastinë Seleucide Helenistike, bazuar në Antioko (qyteti i Antakias në Turqinë moderne) nga 301 më 141 para Epokës së Re, dhe gjatë Kalifatit Umajad me bazë në Damask nga viti 661 deri më 749 pas Erës së Re. Siria shpesh qe tepër te ndarë apo e përmbytur nga fqinjët e vet, e fagmentarizuar dhe gjeografikisht e dobët për të mbijetuar. I tillë është fati i zonave kufitare.

Ndryshe nga Lugina e Nilit, gjeografia e Sirisë nuk jep një element të fuqishëm natyror për të kapërcyer këto probleme të brendshme. Një shtet siran aspirant jo vetëm që ka nevojë për vijën bregdetare për të marrë pjesë në tregtinë detare dhe për t’u mbrojtur përballë fuqive detare, por edhe një hinterland kohesiv për të ofruar ushqime dhe siguri. Gjeografia e thyer e Sirisë dhe numri i madh i sekteve në minorancë në përgjithësi kanë qenë një pengesë e madhe për këtë.

Bregu jashtëzakonisht i ngushtë dhe i gjatë i Sirisë transformohet papritur në një seri vargmalesh dhe rrafshnaltash. Përgjatë brezit perëndimor, xhepa minoritetesh, përfshirë Alaviitë, Kristianët dhe Druze, e kanë mbyllur veten njëkohësisht mosbesues ndaj të huajve nga perëndimi, sa edhe ndaj sundimtarëve vendës nga lindja, por të gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që ka më shumë gjasa të garantojë mbijetesën e tyre.

Barriera e gjatë malore pastaj zbret në rrafshnalta të gjera përgjatë lufinës së Lumit Orontes dhe luginës Bekaa para se të rritet papritur sërish në vargmalin Anti-Lebanon, platenë Hauran dhe malet Xhabal al-druze, duke ofruar një terren të ashpër për sektet e persekutuara që mund të fshihen apo armatosin veten.

Në perëndim të maleve Anti-Lebanon, lumi Barada rrjedh drejt lindjes, dhe ngritur një oaz në shkretëtirë të njohur si Damask. I mbrojtur nga bregu nga dy vagrmale dhe nga copa të mëdha shkretëtire në lindje, Damasku është në thelb një qytet fortesë dhe një vend logjik për kryeqytet.

Por që kjo kështjellë të jetë kryeqytet i vlefshëm në kuadër rajonal, ajo ka nevojë për një koridor që shkon drejt perëndimit përmbi male për te portet e Mesdheut përgjatë përgjatë brigjeve të fenikasve të lashtë (Libani i ditëve tona), si dhe për një rrugë veriore përmes stepave gjysmë të thata drejt Homsit, Hamës, Idlibit dhe Alepos.

Marrë me shkurtime nga: http://www.stratfor.com/weekly/geopolitics-syrian-civil-war

You may also like...