Hiqmu sysh, ti idiot
Në vitin 2013, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që Franca kishte shkelur nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut pasi një shtetas francez u gjobit me vendim penal me 30 euro për dhunimin e nenit 26 të ligjit për lirinë e shtypit, i cili ndalon fyerjen e Presidentit të Francës. I akuzuari, Hervé Eon, u dënua se mbajti një pankartë ku shkruhej, “Casse-toi pov’con.” Në anglisht kjo përkthehet afërsisht: ‘Get lost, you prat’. Në Shqip mund të përkthehet afërsisht: “Hiqmu sysh, ti idiot”.
Pankarta nuk e mbante emrin e presidentit në slogan, por protestuesi ia mbajti të ekspozuar kur makina e presidentit po kalonte në rrugë.
Gjykata deklaroi se kjo ishte satirë politike, rrjedhimisht nuk mund të dënohej.