Jelldi Demografik 

(Demographic Yield ose Demographic divident) Rritje e prodhimit të brendshëm bruto e shkaktuar nga rritja e përqindjes së popullsisë në moshë punë në raport me popullsinë totale. Vendet që përjetojnë tranzicion demografik nga familje me numër të lartë fëmijësh në familje me numër më të ulët fëmijësh, përjetojnë për disa dekada rritje disproporcionale të popullsisë në moshë pune në krahasim me popullsinë totale, gjë që sjell edhe rritje të prodhimit me normë më të lartë se sa rritja e popullsisë në tërësi. Në shpjegim alternativ, Jelldi demografik shkaktohet nga rënia e përqindjes së popullsisë inaktive në një shoqëri. Fjalorthi Ekonomik

You may also like...