Parti Taksi

Një shprehje që  atribuohet ish-kryetarit socialist dhe ish-kryeministrit Fatos Nano për të karakterizuar partitë e vogla të spektrit të majtë, pasi Partia Socialiste refuzoji të hyjë në aleancë parazgjedhore me Partinë SocialDemokrate, Partinë Aleanca Demokratike dhe Partinë Agrare para zgjedhjeve të vitit 2001. Parti Taksi qe në kuptimin që është një mjet shërbimi ku mund të hysh ose të dalësh sa herë që të duash.

Partitë Taksi kanë shërbyer në politikën shqiptare për dy qëllime kryesore: e para, për të zbrazur votat e proporcionalit me synimin për të marrë më shumë deputetë me më pak vota dhe e dyta, për të mbuluar segmente të vogla të padëshrueshme por të nevojshme të elektoratit, si ish-pronarët, ish- të përndjekurit, komunistët fanatikë etj. Në këto raste, votat e këtyre segmenteve të elektoratit zbrazeshin te partitë e vogla, të cilat funksiononin si agjentë të rremë të partive të mëdha. Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...