Përdorimi dhe Abuzimi Argjentinas i Kejnesit

ANDRÉS VELASCO

BUENOS AIRES – “Sot, të gjithë jemi Kejnsianistë,” u shpreh në vitin 1971 presidenti republikan i SHBA, Richard Nixon. Sot,  frazë, a ka të drejtë ai?

Kicillof ka fituar reputacion ndërkombëtar si fytyra publike e Argjentinës në luftën kundër të ashtuquajturës fondeve vulture qe duan të zhvasin pagesën e plotë të bonove Argjentinase që ato kanë fituar nga disa qindarka ndaj dollarit.  Por, përpara se të bashkohej me Presidenten Cristina Fernández de Kirchner dhe kabinetin e saj, Kicillof ka qenë i njohur në qarqet intelektuale Argjentinase si autori i librin Volver a Keynes (Rikthim tek Keynes).keynes

Javën e shkuar, duke iu adresuar një elite të biznesmenëve Argjentinas, Kicillof shpjegoi se politikat e qeverisë si një aplikim i përpiktë i teorive të Kejnesit. Në një fjalim që zgjati thuajse një orë, ai vuri në dukje dy pika kryesore.

Së pari, Kicillof i atribuoi Argjentinës rritjen e shpejtë ekonomike  ngjarjeve mes viteve 2001 mospagimit të borxheve dhe atë të 2008 krizës globale financiare një reflacioni Kejnesian të kërkesës agregate. Kejnes ka sjellë një kontribut të madh intelektual duke na treguar se oferta në një treg nuk krijon domosdoshmërisht kërkesën e saj, dhe se rënia e kërkesë mund të sjellë recensionin. A është kjo logjika që ka funksionuar në Argjentinë?

Kur ekonomia Argjentinase pati shpërthimin e saj në 2001, qytetarët e humbën vendin e tyre dhe kompanitë humbën aksesin e tyre tek krediti, duke shkaktuar një rënie të kërkesës. Prodhimi ra ndjeshëm.

Vendi ndërkohë hoqi dorë nga monedha e saj, që ishte kokë më kokë me dollarin Amerikan, duke u zëvendësuar me këtë të fundit, norma reale e kursit të këmbimit ka rënë ndjeshëm. Kjo solli rënie të kërkesës nga importet drejt produktit të brendshëm. Më pas, një rritje e madhe e çmimeve të ushqimeve që eksportohen, që taksohen shumë në Argjentinë, rritën të ardhurat e qeverisë, duke mundësuar likuiditetin rritjen e të ardhurave. Duke pasur parasysh izolimin e Argjentinës nga bota finaniare, banka e saj qendrore uli normën e interesit me frikën se kapitali vendas mund të largohej. Impulsi fiskal dhe monetar krijoi mundësinë një rritje të shpejtë.stanleytable

Në pamje të parë, Kicillof duket se ka të drejtë; kjo duket praktikisht si një reflacion Kejnesian që ai e shpjegon në teorinë e tij. Por Kejnes nuk do të binte dakord me politikat makroekonomike që ka ndjekur Fernández dhe paraardhësi i saj dhe bashkëshorti, Néstor Kirchner.

Një qasje Kejnesiane se kërkesa nuk bie nga oferta. Fakti që përqindja e Inflacionit vjetor në Argjentinë ka qëndruar për më shumë se një dekadë 20%  apo më shumë tregon qartazi këtë – e nuk mund të mbulohet nga një përdorim i vakët i normave dhe manipulimeve të vazhdueshme të indeksit të çmimeve të konsumatorëve.

Së dyti Kicillof, përcaktonte se biznesi dhe konsumatorët Argjentinas nuk duhet të bien pre e pesimizmit. Duke patur parasysh teorinë Kejnsianiste përsa i përket përmbushjes së pritshmërive, ai paralajmëroi se, nëse njerëzit presin që gjërat të shkojnë keq, ato do të shkojnë keq.

Kejnes ka thënë – e ka qenë një vëzhgim shumë i rëndësishëm – se një ekonomi kapitaliste i përngjason një konkursi bukurie, me anëtarë të jurisë që votojnë jo për konkurrenten më të bukur, por për konkurrenten që ato mendojnë se kolegët e tyre do tu duket më e bukura. Shndërrimi i pritshmërive mundet në këtë mënyrë të alternojë rezultatin.

Por argjentinasit nuk janë pesimistë për sa i përket ekonominsë për shkak të të qenurit pesismitë. Ato janë pesimistë sepse themelet e ekonomisë janë të dobëta- një diferencë thelbësore kjo.

Në vitin 1991, i laureuari me çmimin Nobel në ekonomi, Paul Krugman, i cili sot e kësaj dite është Kejnsianisti më i famshëm në botë, na tregoi nëse pritshmëritë ndikojnë apo jo në gjendjen ekonomike të një vendi. Nëse bazat e një ekonomie janë dobësuar një krizë është e pashmangshme; nëse bazat e një ekonomie janë të forta, një krizë vështirë se do të ndodhë; e nëse kemi një situatë të ndërmjetme, kriza do të ndodhë- vetëm nëse- njerëzit e presin një gjë të tillë.

Disa vite më parë, eurozona ndodhej në këtë situatë. Kjo është arsyeja se përse Banka Qendrore Evropiane, me president Mario Draghi, u përpoq që të bënte “gjithçka që kishte në dorë” për të shpëtuar euron duke e ndalur borxhin e eurozonës. (Gjithsesi kria e rritjes, natyrisht, që duhet zgjidhur ende.)

Por Argjentina nuk është në eurozonë. Nuk ka asgjë që Kicillof mund të thotë e të ketë efektin që pati ajo çfarë Draghi premtoi.

Argjentinasit sot e kësaj dite ndjehen më së shumti si Liza në Botën e Çudirave- ato janë të pasigurtë dhe të pa familjarizuar. Por për këtë nuk ka faj Kejnes. Kicillof dhe Krirchner janë për tu fajësuar._76600053_argdebt_rtr

 

Project Syndicate

You may also like...