Pesë pyetje të Liut të Cakës, katnar pri Tirone për kandidatët e Tiranës
Pyetjet për Erion Veliajn
- Kur ke mor dor te Baba Likja për herë t’funit?
- Sa hise do ketë Baba Likja n’qeverisjen e zotnis tate?
- A do dalin ato skraparllit me na ndalu me shit gjela deti te Pazari i Ri, siç na kina bo pri brezash?
- A do ta ket horri i horrave Shpëtim Idrizi kontrollin e Inukut, qi t’vi me na venos gjoba per çdo tullë?
- Pash Zotin ma hiq i fiksim… a n’amerik t’kon msu me rrejt kaq bukur a?
Pyetjet për Halim Kosovën
- O doktoro, po c’t’u desh ty mër bab kjo pune?
- O doktoro, çfar’ do boj zotnija jote mas 21 qershorit? Si do ta shtysh kohën?
- O doktoro, meqi ate kandidatin tuj per Voren e kom icik larg, a i bo selam prej meje? Pyte icik a do na shesi kët vit misër n’pllenum apo misër t’virgjën?
- O doktoro, po me problemet e bythës a merresh ti?
- O doktoro, pyte icik, Lulin, po tokën teme pse nuk e boni pallat?
Pyetjet për Gjergj Bojaxhi
- A munesh me na thon’ se çfar’ je duke bo?
- E mor vesh qi je kundër k’tyne, po du me dit a ke nër men’ me fitu apo vetëm me qenë kundër?
- Tashi qi qeveria boni sikur ndaloi punimet te pallatet te liqeni, kujt pallati ia ke von synin tjetër?
- S’po m’vje pytja tjatër…
Pyetjet për Arben Tafaj
Fjalët e tuja jon’ gjith men
Do t’i shkruj un’ n’letër e laps
Do t’i mërthej me gozhd’ me i ven’
T’kujtoj zotnin tate sa here t’jem kaps.