Shkalla e levës financiare

E njohur në anglisht si Leverage në SHBA dhe Gearing në Britani, nënkupton raportin e kapitalit bazë me asetet e krijuara përmes huamarrjes, ose shkallën e ekspozimit ndaj fitimeve ose humbjeve. Shkalla e levës financiare llogaritet si përqindje mbi totalin e aseteve apo ekspozimit. P.sh, nëse një kompani ka 10 lekë kapital të vetin dhe 90 lekë asete të krijuara me kredi, ajo ka shkallë të levës financiare prej dhjetë herë. Nëse asetet e kompanisë zhvlerësohen me 10 për qind, atëherë kompania humbet 100 për qind të kapitalit të vet dhe nëse vlera e tyre rritet me 10 për qind, kapitali i vetë kompanisë dyfishohet. Lexo më shumë: Fjalorthi ekonomik

You may also like...