Ai që e ha mutin të tërë

Sistem i karrierës dhe përparimit në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Konsiston në ngritjen në përgjegjësi në përputhje me gadishmërinë e shprehur për të ngrënë mut në kuptimin figurativ të fjalës, si mjet për të bindur kreun e partisë për besnikëri ndaj tij pa pasur nevojë apo pa e patur të domosdoshme që të bindësh anëtarët e partisë ose aq më pak, popullin. Ngrënia e mutit si sistem karriere u krijua si term nga libri i Edi Ramës “Kurban”. Ngrënia e mutit mori rëndësi të veçantë në politikën shqiptare veçanërisht gjatë viteve 2008-2015 në strukturat e Partisë Demokratike, kur shumë të rinj dhe të reja morën poste të larta drejtuese falë gadishmërisë së shprehur për të nxjerrë nga goja fjalë që Berisha i shihte si tepër të pista për t’i nxjerrë nga goja e vet. Shih më shumë: BythëlëpirjaFjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...