AKIP i përgjigjet Shalsit: Ne jemi shumica, ne jemi sovrani, ju jeni asgjë

fb_img_1479990109530Aleanca Kundër Importit të Plehrave shpreh neveri për komentet fyese të deputetit Eduart Shalsi ndaj protestuesve kundër importit të plehrave dhe i rikujton atij se protestuesit kundër plehrave janë maxhoranca e vërtetë politike e Shqipërisë, ajo maxhorancë që është bashkuar në interes të Shqipërise, jo në interes të klientit të rradhës të qeverisë së rradhës.

 

Ne, protestuesit kundër plehrave të Nanos, kundër plehrave të Berishës dhe kundër plehrave të Ramës jemi përfaqësues të vërtetë të Shqipërisë.

 

Ne jemi ata shqiptarë që kanë bindje të ndryshme politike a partiake, por që kemi një bindje më të madhe, e cila shkon përtej interesit të ditës, maxhorancës së ditës apo klientit të rradhës. Ne kemi bindjen se Shqipëria është partia jonë më e madhe, është interesi ynë më sublim, është një interes që nuk është në shitje, një interes të cilin Shalsi nuk është në gjendje ta kuptojë.

 

Ndalimi i importit të plehrave nuk është një çështje teknike, nga ato që zgjidhen me letra të pakuptimta zyrtarësh të nivelit të ulët të Brukselit. Po, ndalimi i importit të plehrave është një çështje politike. Është politika jonë për ujin, për tokën, për ajrin, për jetën. Nuk është një politikë për karrige, për makinë luksi, për pasurim.

 

Kjo është politika jonë dhe ne politikisht të themi sot: hiq dorë nga ligji i plehrave dhe hiq dorë tani. Politikisht po të themi se ne e kemi vënë Shqipërinë para partisë dhe se asnjë lloj hileje, porcedure apo manovre nuk do të na ndalë deri në rrëzimin final dhe përgjithmonë të çfarëdolloj ligji që do të tentojë të sjellë plehra në Shqipëri.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.