Si ndodh që nordikët kapin kaq shumë poste drejtuese ndërkombëtare?
Triumfi i Nordikëve
The Economist
Kur vjen puna te punët ndërkombëtare, Skandinavia ecën mirë. Suedia, Danimarka dhe Norvegjia kanë vetëm 20 milionë banorë sëbashku, megjithatë nënshtetasit e tyre shpesh drejtojnë organizata ndërkombëtare. Jens Stoltenberg, një ish-kryeministër i Norvegjisë, po merr nga një ish-kryeministër i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen, postin si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Thorbjorn Jagland, një ish kryeministër tjetër i Norvegjisë, sapo ka marrë mandadin e dytë te Këshilli i Europës. Tashmë vëmendja është se kryeministrja aktuale e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, e cila është pretendente për pasardhëse e Herman Van Rompuy si president i Këshillit të Europës (krerët e shteteve).
Bashkë me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian dhe kreun e ministrave të financave të Eurogrupit, ky vend pune do të plotësohet në samitin e BE-së më 16 korrik pasi Parlamenti Europian të ketë konfirmuar luksemburgasin Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Europian. Zonja Thorning-Schmidt nënvlerësoi konsiderimin e saj si kandidate duke thënë se shpreson të udhëheqë partinë e saj Social Demokrate në një fitore tjetër elektorale vitin e ardhshëm. Por z. Fogh Rasmussen luajti një lojë të ngjashme të tërthortë më 2009, duke mohuar në mënyrë të përsëritur çdo interes për NATO-n. Pas kësaj ai pretendoi se “të qenit kandidat” dhe të “bërit fushatë” qenë gjëra të ndara. Pengesa e vërtetë e znj. Thorning-Schmidt është se Danimarka nuk është në euro. Por si një grua nga qendra e majtë, ajo balancon z. Juncker. Ajo është gjithashtu e martuar me djalin e Neil Kinnock, një ish udhëheqës Laburist të Britanisë dhe komisioner europian.
Politikanët e tjerë janë më pak të drojtur. Ish-kryeministri finlandez i qendrës së djathtë, Jyrki Katainen, ka dalë përpara për të kërkuar një post të rëndësishëm ndërkombëtar. Tashmë ai është komisioneri i përkohshëm i ekonomiksit (duke zëvendësuar një finlandez tjetër, Olli Rehn) dhe mund të qëndrojë aty ose të marrë postin më të lartë në Eurogrup. Ministri i Jashtëm i Suedisë (dhe gjithashtu ish-kryeministër), Carl Bildt, ka gjasa të bëhet shefi i diplomacisë, megjithëse disa e konsiderojnë atë të bezdisshëm.
Por çfarë i jep nordikëve avantazh? Një përgjigje është se ata nuk janë kërcënues për vendet e mëdha. Një tjetër është që historia e kompromiseve parlamentare i jep atyre aftësinë të kapërcejnë ndarjet ideologjike.
Tashmë ka kaluar shumë kohë që nga dita kur ndonjë nga vendet nordike kishte një qeveri me maxhorancë nga një parti e vetme. Qeveria e Katainen 2011-14 qe një grupim prej gjashtë partish. Megjithatë ka limite se sa shumë nordikë mudn të absorbojë bota. Pavarësisht se sa perfektë janë ata, nuk do t’i fitojnë të gjitha çmimet.