Monopson

Një term ekonomik që paraqet kushtet e tregut në të cilat ka shumë prodhues të të mirave, por vetëm një blerës. Rasti tipik i monopsonit është Kompania Holandeze e Indive Lindore (shih), e cila në fillim të shekullit të 17 përmes përdorimit të dhunës ushtarake, skllavërisë dhe gjenocidit, arriti të mbajë nën kontroll prodhimin e disa llojeve të caktuara të erëzave në ishujt Molukas, (Indonezia e sotme), duke imponuar për rrjedhojë çmime të ulëta të blerjes së erëzave nga fermerët dhe duke përfituar nga fuqia monopoliste në caktimin e çmimeve të larta të erëzave në tregun europian. Ndryshe nga monopoli, monopsoni dhe analogu i oligopolit, oligopsoni, janë fenomene ekonomike pak të studiuara dhe ligjërisht pothuajse të patrajtuara nga legjislacionet antitrust. Shiko më shumë: Oligopson, Fjalorthi Ekonomik

You may also like...