Ruritania News: Zbulohet Kryeministri Shqiptar që ka marrë para nga Kastriot Ismailaj
Ruritani News arrin të zbulojë nga dokumentat e paraqitura në arbitrazh se cili është kryeministri i përfshirë në aferën CEZ-DIA, për të cilën PD akuzoi kryetarin Ilir Meta.
Të dhënat e siguruara eksluzivisht nga gazetari jonë Anibal Basha, flasin për një qark të shkurtër të krijuar mes z. Kastriot Ismailaj, Petrit Ahmetit dhe një kryeministri shqiptar të akuzuar për korrupsion dhe jo vetëm.
Sipas një deponimi të kryer në prokurorinë e shqipërisë, të cilin Ruritania Neës e disponon të plotë dhe mund ta gjeni këtu, Kastriot Ismailaj i ka dërguar përmes kompanisë së tij DIA plot 16.916.667 lekë (pra gati 170 mln lekë) edhe sipas dokumentit të provave, për punime të pakryera për llogari të CEZ.
Kryeministri i akuzuar për këtë aferë, i cili në dokumentin e pasqyruar nga BIRN, përshkruhet si një ish kryeministër me banim në zonën e ish bllokut është Fatos Nano.
Dëshmitë e tjera në Arbitrazh
Skema e bashkëpunimit Kastriot Ismailaj- Fatos Nano – Petrit Ahmeti ka qenë shumë e qartë për të marrë çfarë të kishin takat për llogari të tyre.
Petrit Ahmeti, ka qenë mik i afërt me z. Nano dhe njëhkohësisht bashkëpunëtor në disa nga bizneset e tij. Gjithashtu, ne kemi foto ku ai ka luajtur pak kohë më parë me Nanon në një kazino të Vjenës rreth katër orë e gjysëm duke dëshmuar miqësinë mes tyre. Ai mësohet, nga dosja sekrete që Ruritania News ka zotëruar, se ka emëruar Petrit Ahmetin që nga ana e tij ka arritur të bindë palën Çeke dhe përkatësisht Josef Hejsek se Ismailaj është njeriu i duhur.
“Kastriot Ismailaj, që në mars-prill 2011 më ka shprehur se ka kontakte të vazhdueshme me Fatos Nanon i cili ka njerëz në Pragë dhe që besonte se në vjeshtë të atij viti do bënte një kontratë që do e bënte pasha. Më tregoi një dokument prezantimi për DIA, të cilin e kishte prezantuar në Pragë. Ky dokument kishte në faqen e parë kompaninë austriake “Passut&Partners” si autore të sutdimit…Kur e pyeta për autorësinë ai më tha se ishin dy shtetas shqiptarë që e kishin bërë A. A dhe Petrit Ahmetaj” thotë në deponimin e tij F. K të bërë për aferën CEZ-DIA.
Për këtë çështje është pyetur dhe shtetasi A. A një ndër personat që është marrë me prezantimin i cili është shprehur se dokumentin e ka përgatitur bashkë me Petrit Ahmetin. Ai ishte habitur shumë nga eksperienca e Ahmetit dhe nuk i kishte kushtuar rëndësi aspak prezantimit, gjatë verës së vitit 2010 Kastrioti i ka kërkuar A. A që të shoqërojë atë edhe një mikun e tyre të përbashkët A. M që të shkojnë në Pragë.
Konkluzioni
Të tjera fakte dhe dokumente gazetari jonë Anibal do të nxjerri në vazhdim, ndërkohë që Ruritania News ka siguruar eksluzivisht superdosjen galaktike të aferës CEZ-DIA duke patur një skemë të qartë të njerëzve që janë përfshirë në të.
Gjithsesi, deri me sa kemi nxjerrë, nuk ka pikë dyshimi që në këtë aferë kanë qenë njerëz dhe ish funksionarë të lartë të shtetit. Kastriot Ismailaj, i cili ka krijuar një kompani me Petrit Ahmetin mik i afërt i ish kryeministrit Nano i akuzuar për korrupsion. Kështu ka qenë lidhja që i ka dhënë punë kompanisë së Ismailaj për të përfituar fonde.
Mbetet ende i paqartë roli i Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë në këtë skemë multifunksionale sikundër nuk kuptohet nëse Lulzim Basha e ka fut me hile apo pa hile Berishën në këtë skemë. E gjithë kjo duhet të analizohet në viijim, kur edhe analisti jonë Lorenc Qimiterri do të na shpjegojë në detaje këtë goditje atvrarëse frojdiane të një pranvere virgjërore të këputur.