Ministri OJQ
Një institucion publik i menaxhuar në mënyrë trendy, me shumë ngjyra, plot shpresë dhe aspak bukë. Referencë për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë gjatë viteve 2013 dhe 2014. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar
Daily life in Tirana
Një institucion publik i menaxhuar në mënyrë trendy, me shumë ngjyra, plot shpresë dhe aspak bukë. Referencë për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë gjatë viteve 2013 dhe 2014. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar
Njeri kot që nuk duhet të bëhet asgjë por njëkohësisht duhet të bëhet diçka. Me raste njeriu më kot në një qeveri u quajt ministër për reformat, ministër informacioni, ministër i teknologjisë së informacionit,...
Një numër ministrash (rreth 6 vetë njëkohësisht) që i përkisnin qeverisë Meta 3 rreth vitit 2002. Kishin për tipar të përbashkët faktin që vinin drejtpërsëdrejti nga fshati dhe jetonin në hotel Arbana – (sot...
Platformë propagandistike e përdorur nga Fatos Nano për të rrëzuar nga pushteti Ilir Metën dhe mbështetësit e tij duke i sulmuar për babëzinë e tyre për të vjedhur para, përmes një serie sulmesh publike...
Përkufizuar nga Koço Kokëdhima si situata në të cilën duhet të paguash zyrtarët e qeverisë për të përfituar atë që ligjërisht të takon. Është e ndryshme nga korrupsioni, ku duhet të paguash për të...
Kur një numër opinionistësh janë duke bashkëbiseduar përmes teknikës: sa bukur e the këtë, por shiko se sa bukur do të them unë këtë tjetrën, atëherë kemi të bëjmë me masturbim në grup. Shih më...
Kur një opinionist është duke intervistuar një opinionist tjetër duke zbatuar teknikën: sa i mençur je ti, por edhe unë jam i mençur, atëherë thuhet se kemi të bëjmë me një masturbim të ndërsjellët...
Një marrëveshje politike mes dy partive kryesore në vend e arritur me ndërmjetësimin e institutit të San Egidios në vitin 1996. Palët angazhoheshin në marrëveshje që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit t’i...
Një kandidat për politikan që disponon një kompjuter të lëvizshëm me të cilin realizon çudira propagandistike në kohë rekord. Në disa raste, këto lloj kandidatësh kanë arritur suksesin duke u bërë politikanë të nivelit...
Anëtar i Komisionit për Orientimin e Politikave, një grup që funksionoi para zgjedhjeve të vitit 2005 si një argument propagandistik për të treguar se Partia Demokratike ‘ka ndryshuar’ nuk është më ajo e dhunshmja....
Një term i përdorur përgjithësisht për funksionarët e Partisë Demokratike që kanë patur një karrierë si funksionarë të nivelit të ulët apo të mesëm të Partisë së Punës apo shtetit komunist, përgjithësisht nëpër provinca,...
Njeri që merr pjesë në një protestë të opozitës, nuk ka asnjë synim për post publik por përfundon i vrarë dhe i harruar. U përdor për herë të parë nga Ilir Meta si cilësim...
More